Më pak se 10 studentë në 25 degë studimi në Universitetet e Tiranës! ‘Braktisen’ degët prioritare, 1 regjistrim në agrobiologji, 4 në kopshtari! Rrezikohet gjuha greke

3 Tetor 2023, 20:00

Në 25 programe studimi që ofrojnë Universiteti i Tiranës, Politekniku dhe Universiteti i Bujqësisë ka të regjistruar për dy raundet e para më pak se 10 student. Braktisja e këtyre programeve studimi rrezikon mbylljen apo shkrirjen e disa prej  këtyre degëve për të cilat senati akademik do të shqyrtojë rast pas rasti pas përfundimit të raundit të lirë të regjistrimeve  nëse këto programe do të mbyllen apo jo.