TIRANE - Policia dhe Prokuroria e Tirane kanë nisur hetim pasuror ndaj Vladimir Gjutës, pas ngjarjen së djeshme pranë selisë së Partisë Socialiste kur vetëm pak minuta para se të niste mbledhja e kryesisë, dhe kryesocialisti Edi Rama kishte mbërritur në seli, efektivët e gardës dhe të policisë arrestuan Vladimir Gjutën me një pistoletë me fishekë në gojë, mbi 120 mijë euro me vete, dorëze metalike, i kamufluar me një kapele në kokë, në trotuar pranë një pike të këmbimit valutor.
Policia thotë se ndaj Gjutës, në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Tiranës, ka nisur tashmë hetimi pasuror, pikërisht për vlerën e madhe të parave që ai kishte me vete. Pas ndalimit nga policia, Gjuta tha se pistoletën e kishte me vete për vetëmbrojtje për shkak se do të këmbente vlerën e madhe të parave, nga euro në lekë.