Me qengjin në shpinë, banori i Mbrostarit: 40 m’i mori lumi, të tjerët ngordhën/ Banorët e dëmtuar kërkojnë ndihmë

11 Janar, 13:40 | Përditesimi: 11 Janar, 13:40

Dy banorë të dëmtuar nga përmbytjet në Mbrostar nga dalja e lumit Seman, kanë thënë për Report TV se dëmet e pësuara janë të rënda për ta.

Njëri nga banorët, i cili mban një qengj mbi supe, thotë se 40 prej tyre ia ka marrë lumi. Veç kafshës që ka në shpinë, kanë mbetur edhe dy të tjerë. Ai shprehet se kafshët janë pa ushqim dhe e vetmja ndihmë nga shteti do të ishte baza ushqimore.

I.M/Shqiptarja.com