TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vladimir Gjutën, i arrestuar tre ditë më parë pranë selisë rozë, me rreth 180 mijë euro me vete dhe me një pistoletë me fishekë në gojë. Avokati i Gjutës, Naim Gjutaj në përfundim të seancës gjyqësore, me dyer të mbyllura tha se klienti i tij nuk kishte për qëllim që t’i bënte atentat kryeministrit Edi Rama, por po thyente disa para të cilat i duheshin për të hapur një biznes në Shqipëri. Sa i përket shumës së madhe të lekëve që iu gjetën në çantën "Gucci", avokati tha se i ka fituar me punën në Angli.
Me rreth 180 mijë euro dhe me armë pranë selisë së PS-së, arrest me burg për Vladimir Gjutën! Avokati: S'kishte qëllim të vriste Ramën
No videos found.