'Me shkëmbinj mbi kokë' Banorët e Gjinkar të Përmetit jetojnë me frikë! Gurë të mëdhenj shkëputen e bien në fshat

16 Nëntor 2023, 11:30

Në fshatin Gjinkar të Përmetit 30 familje rrezikohen nga masivi shkëmbor që ndodhet mbi shtëpitë e tyre. Ata kërkojnë ndërhyrjen e xheniereve të ushtrisë për të kryer shpërthimin e kontrolluar të shkëmbit.  

Pak ditë më parë, pjesë nga shkëmbi i madh janë rrokullisur duke përfunduar në një kasolle bagëtish. Për fat të mirë dëmet ishin veçse materiale pasi kasollja shërbeu si barrierë për të mos vijuar rrugëtimin e tij shfarrosës pjesa nga shpella në drejtim të banesave poshtë.