'Me shpatë, do ju presim duart', i doli video duke kërcënuar gjatë numërimit të votave, drejtuesi i LSI në Berat: Faleminderit, se me rikthyet humorin! Blofi i radhës nga të mjerët

15 Maj 2021, 10:13

Një video e drejtuesit politik të LSI  Berat, Ardit Çelës, është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku ai dëgjohet duke kërcënuar me 'prerje' duarsh gjatë numërimit të votave në këtë qark. Në video Çela shikohet i ulur në karrige, ndërsa dëgjohet të thotë "bam-bam, me shpatë në dorë". Ndërkohë, me një reagim në Facebook, Çela thotë se në fakt video është e prerë dhe se ngjarja nuk ka ndodhur siç duket aty.