Më shumë emigrantë dhe familje më në vështirësi në Shqipëri, në 9 muaj 772 mln € erdhën si remitanca

12 Dhjetor 2024, 17:11

Emigrantët sollën 772 milionë euro për të afërmit e tyre përgjatë 9 muajve të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë nga janari deri në shtator dërgesat e emigrantëve u rritën 95 milionë euro krahasuar me vjet. Dërgesat më të mëdha vijnë nga Greqia, Italia dhe SHBA.