Më shumë pensionistë jetojnë me pension të pjesshëm, Drita: Nuk na del, na ndihmojnë fëmijët

10 Shtator 2023, 16:29

Shifrat më të fundit të ISSH-së tregojnë se 48 perqind e pensionistëve nuk e kanë përfituar të plotë pensionin. Drita Glina, 75-vjeçarja e cila jeton në kryeqytet, tregon për Report TV jetesën e vështirë të një çifti të moshuarish, kur e vetmja e ardhur e tyre është pensioni mujor, të cilin ajo vetë e merr të pjesshëm.