Më shumë se 1 javë ‘blackout’, rikthehet në punë platforma e fiskalizimit, bizneset: 'Self-Care' ka ende probleme, frikë se na janë fshirë të dhëna

29 Janar, 20:15 | Përditesimi: 29 Janar, 20:15

Pas më shumë se 1 jave e bllokuar, Platforma Qendrore e Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është kthyer në funksion, thotë Drejtoria e Tatimeve. Por vetë bizneset pohojnë se sistemi nuk është plotësisht operativ, pasi ende kanë vështirësi në kryerjen e veprimeve. Një tjetër shqetësim lidhet me të dhënat e kaluar që nuk shfaqen në sistem.

    A.M/Shqiptarja.com