Më shumë të ardhura se shpenzime, sufiçiti 563 mln euro! Raporti janar-qershor, institucionet lënë pa shpenzuar 102 mln €

26 Korrik, 17:23 | Përditesimi: 26 Korrik, 17:23

Të ardhurat nga taksat dhe tatimet vijojnë të rriten më shpejt se shpenzimet, duke bërë që buxheti i shtetit të mbyllet me një suficit prej 563 milionë eurosh në gjashtëmujorin e parë të vitit. Ndërkohë, institucionet nuk realizuan të gjitha shpenzimet e planifikuara, kryesisht për shkak të moszbatimit të plotë të shpenzimeve korrente.

E.H/Shqiptarja.com