Më shumë të rinj të papunë, Pedagogu: Nuk studiohet nevoja e tregut! Rinia të mbështetet me grante

17 Prill, 17:03

Papunësia në vend është më e përhapur tek të rinjtë. Shifrat zyrtare tregojnë se mbi 44% e rinisë shqiptare është ekonomikisht jo aktive, ndërkohë që vetëm vjet dolën të papunë mbi 21 mijë të rinj. Ekspertët thonë se kjo situatë nuk mund të zgjidhet me lehtësi fiskale, por duhet të mbështeten studentët me grante për idetë e tyre të biznesit.