Me trokitje vezësh dhe urime, Gjirokastra feston Pashkët ortodokse

12 Prill, 09:55 | Përditesimi: 12 Prill, 09:55

Besimtarët ortodoksë gjirokastritë kanë kremtuar mbrëmjen e djeshme duke u gdhirë dita e sotme Ringjalljen e Krishtit. Katedralja e “Ngjalljes së Krishtit” ka mbledhur me qindra besimtarë duke uruar njëri-tjetrin "Krishti u Ngjall”. Kambana e kishës ka tingëlluar fort në momentin kur akrepat e orës shënuan ardhjen e ditës së re dhe simbolikisht Ringjalljen e Krishtit.

A.M/Shqiptarja.com