Me ujërat termale, kanionet dhe rafting në Vjosë, Përmeti kthehet në destinacion kryesor! Në 8 muaj u vizitua nga 110 mijë turistë

20 Shtator, 16:49

Nga Janari në Gusht, Përmetin e kanë vizituar 110 mijë turistë, duke e kthyer një ndër destinacionet kryesore të vendit. Objekt i vizitave janë Kisha e Leusës, Banjat e Bënjës, lagje e vjetër e qytetit, kanioni i Langaricës dhe rafting në rrjedhën e Vjosës. Sipas të dhënave zyrtare nga bashkia numri i turistëve u rrit me 30 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

    No videos found.