Me urdhër të SPAK, arrestohet sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, nën akuzë për korrupsion! Në pranga edhe një zyrtare tjetër

2 Qershor 2023, 20:59

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar me urdhër të SPAK. Në pranga ka rënë edhe një zyrtare tjetër, të cilat dyshohet se kanë kryer korrupsion me një tender. Operacioni është në vijim, SPAK ka prerë edhe urdhër arreste të tjera.