'Medalja e Mirënjohjes' për kampionen e Bodybuilding, Getta Beqa, Veliaj: Krenar për vajzat dhe gratë shqiptare që kanë suksese në botë

15 Janar, 15:38

Kampionia botërore në sportin e Bodybuilding, Getta Beqa, u nderua me Medaljen e “Mirënjohja e Qytetit” nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në pritjen e organizuar për sportisten e njohur, Veliaj e falenderoi për suksesin e arritur dhe shtoi se është krenar për suksesin e të gjitha vajzave në sport.