Mediu vetëm 'shpërdorim detyre' për ‘Gërdecin’, Zamira Durda për Report Tv: Na vranë sërish! Hetim korrupsionit, babëzia për para vrau 26 vetë

11 Janar 2023, 12:54 | Përditesimi i fundit: 2023-01-11 15:45:01

Zamira Durda, një nënë që humbi djalin 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit e konsideron si një ‘vrasje për herë të dytë’ faktin se Fatmir Mediu është nën akuzë vetëm për shpërdorim detyre për tragjedinë e Gërdecit.