Megaoperacion antikanabis në Lezhë/ Asgjësohen 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë

27 Maj 2023, 10:16

Tre mijë fidanë kanabis sativa, të gatshme për t’u kultivuar në tokë janë zbuluar në fshatin Ungrej të Lezhës. Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, kontrollet në terren dhe me dronë zbuluan fidanët, të cilat më pas u asgjësuan nga policia përmes djegies. Gjatë 4 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshëm të qarkut, u asgjësuan në total 849 fidanë narkotikë dhe u vunë në pranga 2 autorë të kësaj veprimtarie kriminale.