Megaoperacioni i SPAK/ Mes personave në kërkim edhe Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

28 Korrik 2023, 18:58

Në dosjen voluminoze të SPAK pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky dhe Encro prej autoriteve franceze, që çoi në arrestimin e disa personave, del edhe emri  i Prek Kodrës, snajperistit të verifikuar për disa vrasje në Shqipëri dhe Kosovë.  kEmri i Kodrës doli dhe në një raport të Shërbimit Informativ Shtetëror, ku flitej si një nga personat që do kryenin vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.