‘Mëkat kombëtar me i lënë në harresë’, ‘Neomalësorja’ publikon video nga kullat në Moll t’Shoshit: Janë dëshmi e historisë sonë kreshnike

8 Dhjetor, 13:51 | Përditesimi: 8 Dhjetor, 13:51

Deputetja e re e Partisë Socialiste Marjana Koçeku ka postuar në rrjete sociale disa pamje të mrekullueshme të kullave në Moll t’Shoshit në malësinë e Shqipërisë.

‘Neomalësorja’ shkruan se këto kulla mbajnë firmën autentike të mikpritjes shqiptare, të cilat shërbejnë si një dëshmi e historisë dhe identitetit të vendit. Deputetja thotë se është mkat që këto kulla të lihen në harrë dhe se kanë nevojë për dorën e njeriut për tu rikthyer të forta dhe njëherë.

A.A/Shqiptarja.com