Meksika pas masakrës, trupa të kalbur në ‘morgje mbi rrota’, 33 000 të vrarë të paidentifikuar në 2018

7 Nëntor 2019, 16:11 | Përditesimi i fundit: 2019-11-07 16:13:14

Të vdekurit e pa identifikuar të vrarë këtë vit nga kartelet e drogës në Meksikë numërohen më shumë se 30 000. Kjo është deklarata e Komisionit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut, bërë një ditë pas masakrës në kufirin midis Meksikës dhe SHBA ku humbën jetën 9 persona, 6 prej të cilëve fëmijë.

Në vitin 2018, pati 33,341 vrasje, një rritje prej 33% krahasuar me numrin rekord prej 25,000 në vitin 2017.

Ekziston gjithashtu një numër i pashpjeguar i mbetjeve skeletore që janë të grumbulluara vend e pa vend në të gjithë Meksikën.

Shumë nga mbetjet skeletore gjenden të groposura në gropa klandestine që kartelet e drogës i përdorin për të varrosur viktimat e tyre, rivalë apo dhe njerëz të pafajshëm.

"Sipas CNDH (Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut), mbi 3,900 trupa janë gjetur në mbi 1.300 varre klandestine që nga viti 2007"

Në vitin 2018, banorët e qytetit perëndimor të Guadalajara u ankuan se nga një kamion me rimorkio frigoriferike vinte erë e keqe. Policia më pas zbuloi brenda kamionit trupat e pa identifikuar të  273 personave.

Morgu i Guadalajara ishte aq i populluar sa trupat e vdekur u kalbën përpara se atyre tju bëhej autopsia.

Kamionët - të njohur si "morgje mbi rrota" - janë bërë një pamje gjithnjë e më e njohur në Meksimë.

Por nuk janë vetëm kartelet e drogës që vrasin njerëz. Besohet se edhe forcat e sigurisë kanë kontribuar në numrin 37 000 të njerëzve të vdekur.

"Që prej vitit 2006, zhdukjet e njerëzve nga ana e forcave të policisë ka qënë një problem i përhershëm,” thuhet në raportin e Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut.

Vala e gjakderdhjes në Meksikë u vendos në qëndër të shqetësimit të opinionit publik ndërkombëtarë pas masakrës së pakuptimtë të para dy ditëve kur kartelet e drogës vranë 9 persona, 6 fëmijë dhe tre nënat e tyre.

Disa fëmijë të tjerë u qëlluan dhe u plagosën gjatë sulmit me armë, por ata mbijetuan pasi u arratisën dhe u fshehën në shkurret e pyjeve afër vendit të ngjarjes.

Dyshohet se autorë të masakrës ishin grupe rivalë të kartelit Sinaloa, të drejtuar më parë nga ‘Mbreti’ El Chapo Joaquin, "El Chapo" Guzman, i cili po vuan një dënim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara pasi u dënua shkurtin e kaluar për trafik droge.

FBI i ofroi dje ndihmë qeverisë Meksike për të hetuar vrasjet - disa orë pasi Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador hodhi poshtë propozimin e Presidentit amerikan Donald Trump për të "udhëhequr luftën" ndaj karteleve në Meksikë.

 

  •