Meloni vlerëson rrugën e Shqipërisë drejt BE: Jeni komb Europian, pas pak ditësh do hapen negociatat për kapitullin e fundit

13 Nëntor, 16:14 | Përditesimi: 13 Nëntor, 16:14

Kryeministrja italiane Meloni vlerëson rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

“Vazhdojmë të kemi një vizion të përbashkët. Pas pak ditësh do hapet kapitulli i fundit për anëtarësimin, për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, do ishte një arsye për të qenë të kënaqur që të hapim negociatat politike me rastin e marrjes së kryesisë nga ana e Italisë që do ndodhë në 6 mujorin e parë të vitit 2028. Shqipëria është një komb europian”, tha Meloni.

r.k./Shqiptarja.com