Memaliaj, 26-vjeçarja e paralizuar dergjet në shtrat, mjekët 'vizitë' me Whatsapp, s’i japin KEMP të plotë. Prindërit në lot: Nuk duam lëmoshë, por të drejtën

18 Tetor, 12:01 | Përditesimi: 18 Tetor, 12:01

Një vajze të paralizuar në Memaliaj i mohohet e drejta për t’u trajtuar me KEMP të plotë. 26-vjeçarja merr pagesë të pjesshme invaliditeti, por prej 6 vitesh, gjendja nuk lëviz dot më nga shtrati. Prindërit e Enduela Memës thonë se mjekët nuk kanë shkuar për vlerësim nga afër, por janë mjaftuar duke e parë në Whatsapp nëse e reja ecën apo jo.

r.k./Shqiptarja.com