Memaliaj/ Jeta në skamje e nënës me dy fëmijë të vegjël! Elmaja kërkon ndihmë: Jemi pa shtëpi e pa bukë, lypim në rrugë

15 Qershor, 15:18

Në fshatin Krahës 1, të Memaliajt jeton në kushte tejet të vështira Ylema Dulaj, nënë e dy fëmijëve të mitur. Ajo është e divorcuar dhe e pa punë. Ushqimin e siguron duke lypur në rrugë, ndërsa ngrehina ku jeton me të vegjlit rrezikon t’i zërë brenda. Përmes Report tv, kërkon ndihmë donatorëve private dhe shoqatave. Bashkia e trajton me 4 mije lek ne muaj, që është e pamjaftueshme për të jetuar!