Memaliaj/ Subvencionet për grurin, skualifikim i padrejtë! Fermerët: Kostot në bujqësi të larta, shteti s’na mbështet

6 Mars 2023, 17:25

Mungesa e subvencioneve ka bërë që shumë fermerë të heqin dorë nga kultivimi i grurit në fshatin Anë Vjosë të Memaliaj. Ata thanë se janë skualifikuar padrejtësisht, edhe pse me dokumente të rregullta, nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor e Rural.