Memorandumi Shqipëri-Britani për emigracionin, Alibeaj Ministrisë së Brendshme: A ka një analizë pse largohen shqiptarët?

13 Shtator 2022, 11:49

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelej Alibeaj tha se duhet bërë një analizë se përse shqiptarët largohen nga vendi, akoma edhe nëse në vendin e synuar (Britani e Madhe) do të merren me veprimtari të paligjshme që i vendos në rrezik.

Ndërsa listoi arsye si gjendja ekonomike, kriminaliteti e pasiguria në Shqipëri, i kërkoi Ministrisë së Brendshme që të analizojë shkaqet e largimit të paligjshëm të shqiptarëve.

“A duhet të ishte një politikë realiste të eleminojë fenomenin. A keni bërë një analizë përse shqiptarët sot ikin? Gjendja ekonomike, kriminaliteti, pasiguria, nevoja për një jetë më të mirë. Ka një analizë të plotë të këtij fenomeni? A mund të bëhet një lloj krahasimi me kohën kur, në 2013, është bërë sërish një akt i ngjashëm. Atëherë Britania ishte pjesë e BE-së, tani rregullat janë ndryshe. Në vitin 2010, një nga kërkesat e BE-së ishte zerimi i dëshirës së shqiptarëve për të ikur. Nga PD-ja ishte një kërkesë e përmbushur, e për këtë arsye u liberalizuan edhe vizat. Sot ka lindur prapë nevoja për të ikur. Shqiptarët që shkojnë atje, kryejnë një veprimtari që etiketohet si veprimtaria e shtëpive të barit. Por kjo tregon arsyet reale pse shqiptarët ikin atje. A ka ministria e Brendshme informacion se sa është numri i shqiptarëve që angazhohen në një veprimtari të tillë?

    No videos found.