Memoriali i Skënderbeut vizitohet nga mbi 17 mijë turistë për 10 muaj! Përgjegjësi: Shifër rekord, më shumë vizitorë nga Holanda

9 Dhjetor 2023, 15:51

Memoriali i Skënderbeut në Lezhë është vizituar nga 17 mijë e 200 turistë në 10 muajt e parë të këtij viti. Kjo shifër shënon rekordin e tre dekadave të fundit. Drejtori i monumentit tha se gjatë muajit tetor shumica e vizitorëve ishin nga Holanda.