Menaxhimi i integruar, bizneset kërkojnë riciklim të mbetjeve jo direkt asgjësim! Vendi riciklon vetëm 18% të totalit të mbetjeve urbane

22 Maj, 16:24 | Përditesimi i fundit: 2024-05-22 18:01:20

Bizneset prodhuese kërkojnë që mbetjet e tyre të mos i dërgojnë direkt në landfill, por fillimisht ato të riciklohen. Manifaktura thotë se procesi i riciklimit ju jep mundësi atyre që nga mbetjet të përfitojnë edhe produkte të reja. Për këtë drejtim të ri, për të kaluar nga incenerimi tek riciklimi po punon edhe vetë qeveria, si një metodë për të nxitur ekonominë qarkulluese.