Menaxhon parkimin në Rinas, 'Konkurrenca' gjobit përsëri ‘Star Parking Albania’, me pronar oligarkun e miellit Haxhiymeri! Ka 100% të parkingut, abuzoi me çmimet

12 Qershor, 21:24

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur përsëri ndërmarrjen Star Parking Albania, kompania që menaxhon 100% të parkingut në Aeroportin e Rinasit. Gjoba prej 7.5 mln lekësh të vjetra, është e dyta pas asaj prej 16 milionësh në nëntor. Kompania e oligarkut të miellit, Fuad Haxhiymeri, ka abuzuar me nuk ka zbatuar detyrimet, ka rritur çmimet, të cilat shpesh i ka pasur të ndryshme për klientë të ndryshëm.