Tymi i zi 'pushton' zonën, merr flakë fabrika e tullave në Maminas

28 Maj 2021, 11:37 | Përditesimi: 28 Maj 2021, 16:40

Fabrika e re e tullave në Maminas është përfshirë në flakë paraditen e sotme. Tymi i zi është përhapur gjithandej në zonën pranë autostradës. Siç shihet nga pamjet e Report Tv zjarri është i përmasave të madha. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar policia dhe zjarrëfikëset, të cilët kanë evakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.Ende nuk ka detaje të tjera mbi shkaqet e zjarrit, pritet zbardhja e ngjarjes nga policia. "Më datë 28.05.2021, rreth orës 11:15, në rrugën dytësore në Maminas, Shijak ka rënë zjarr, në fabrikën e re të tullave. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët kanë avakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit", thotë policia.

b.ha./Shqiptarja.com