Merr flakë 'Kurora e Gjelbër' në maJën e Shëndellisë, terreni i pakalueshëm për zjarrfikësit

23 Gusht 2019, 13:08 | Përditesimi i fundit: 2019-08-23 13:37:38

Kurora e Gjelbër në malin Trebeshinë në Tepelenë ka marrë flakë. Zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të pakalueshëm.

Rrezikohet shkrumbimi i gjithë kurorës së gjelbër dhe kërkohet ndërhyrje e helikopterëve zjarrfikës. Kujtojmë që Kurora e Gjelbër është zonë turistike dhe e pëlqyer për shkak të gjelbërimit në malin e Trebeshinës dhe është përfshirë shumë herë nga zjarret.