Merr flakë një autobus në autostradën Tiranë-Elbasan

18 Gusht 2019, 23:12 | Përditesimi i fundit: 2019-08-19 09:27:50

Ndeshja Partizani-Kukësie vlefshme për superkupën e Shqipërisë, për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi për disa tifozë të skuadrës kryeqytetase. Autobusi me 30 tifozë që po ktheheshin nga Elbasani drejt Tiranës është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku shkak dyshohet se ka qenë një defekt teknik. 

Si pasojë, autostrada është bllokuar në njërin prej akseve, duke sjellë trafik të rënduar, në orët e vona të mbrëmjes. 

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka vënë në kontroll flakët e zjarrit, por autobusi me targa AA 739 GM është shkrumbuar totalisht. Report Tv sjell videon ekskluzive të autobusit në flakë, fatmirësisht pa pasoja tragjike. Burime bëjnë me dije se të gjithë pasagjerët janë kthyer në Tiranë me autobus tjetër.