Merr fund debati, qeveria shpall Vjosën Park Kombëtar! Ndalohet çdo veprimtari ekonomike që cenon lumin e fundit të egër në Europë

13 Mars 2023, 14:35

Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, është shpallur zyrtarisht Park Kombëtar duke i dhënë fund njëherë e mirë debateve mbi mbrojtjen e këtij lumi, çka do të thotë se në nuk do të lejohet asnjë lloj ndërtimi që cenon lumin Vjosa, përfshirë këtu edhe HEC-et që krijuan një debat të madh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.