Merret vendimi, qeveria transferon Studimet Albanalogjike në Akademinë e Shkencave! Kushi: ASA nuk funksiononte, kemi gjetur shkelje ligjore

31 Maj 2023, 12:12 | Përditesimi i fundit: 2023-05-31 16:21:55

Sot qeveria ka miratuar projektvendimin për transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike në Akademinë e Shkencave ku do të funksionojnë sërish si autonome.

Në një dalje për mediat, pas vendimit të qeverisë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi disa prej arsyeve që kishin çuar në marrjen e këtij vendimi ku mes tyre nënvizoi faktin që gjetjet pas kontrollit të bërë Akademinë e Studimeve Albanalogjike tregonin se ky institucion kishte kryer shkelje të rënda ligjore duke mos funksionuar si institucion i arsimit të lartë.