Mes biznesit dhe krimit, si e shpëtoi gjykata nga burgu përjetë për 4 vrasje Ilir Gavoçin, njeriun që priste 400 mijë $ në Australi

29 Maj 2020, 19:59

Zbardhet vendimi i dënimit të Ilir Gavoçit, pritësit në Australi të 400 mijë dollarëve që policia e Tiranës, i sekuestroi vëllait të tij, Aleksandër Gavoçi në tentativën që ky i fundit do ja transferonte nga Tirana në Australi. Ilir Gavoçi është një personazh mes fushës së biznesit dhe krimit në Shqipëri, pasi ka pasur disa herë probleme me drejtësisë Shqiptare. Dënimi i fundit i tij është dhënë në fillim të muajit Shkurt 2007, ku gjyqtari Kreshnik Omari e ka pasur në bankën e personave të pandehur për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të 4 personave.