Mes tensionesh, vendoset hapja e garës për kreun e ri të PD! Bardhi dhe deputetët braktisin mbledhjen, ofendohen nga militantët e Bashës se kërkuan shtyrje të zgjedhjeve

7 Qershor 2023, 07:13 | Përditesimi i fundit: 2023-06-07 21:05:07

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur me 6 qershor 2023, Kryesia vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve për për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023. Vendimi u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime.