Erik dhe Chantelle, 67-vjeçarë nga Parisi, jetojnë një jetë që shumë e ëndërrojnë: Udhëtojnë e të punojnë në të njëjtën kohë!
Ata tregojnë për Report tv se janë të punësuar në një kompani franceze, ndërsa lëvizin nëpër male me kamperin e tyre që është njëherësh shtëpi e zyrë, ku përfshihen si orenditë ashtu dhe laptopi me internet që u mundëson të punojnë online.
“Është hera jonë e parë në Kukës, por e dyta në Shqipëri. Këtu do të qëndrojmë dy ditë, ndërsa punojmë për kompaninë tonë në Francë. Njerëzit janë të mrekullueshëm, malet dhe dielli, çfarë mund të kërkosh më shumë? Na mjafton interneti për t’u lidhur me Francën dhe të punojmë nga këtu bashkë me gruan time.”