Mesazhi At Grigor Pelushit për besimtarët: Ulni shpenzimet për Pashkën se jemi në kohë të vështirë

16 Prill 2020, 23:22 | Përditesimi i fundit: 2020-04-16 23:26:57

At Grigor Pelushi në një intervistë për "Repolitix" kishte një apel për komunitetin ortodoks që kjo Pashkë të jetë ndryshe, të shpenzohet më pak dhe të mendohet për shumë për njerëzit në nevojë në këtë situatë ku ndodhemi nga koronavirusi.  At Pelushi u shpreh se nisur nga rrethanat kjo Pashkë do të jetë ekskluzivitet i familjes, pasi nuk lejohet dalja nga banesa dhe ritet do të bëhen në shtëpi.

"Besoj se do të jetë një Pashkë që do të i dedikohet ekskluzivisht vetëm familjes se nuk kemi mundësi për të lëvizur. Të përpiqemi të konsumojmë sa më pak dhe të ulim shpenzimet dhe të mendojmë edhe për të afërmit tonë që ndodhen pranë nesh në pallat, lagje dhe pranë nesh, pasi po jetojmë kohë të vështira nga ana ekonomike, prandaj duhet të solidarizohemi me njerëzit e tjerë".