“Mësim” nga IPA dhe IPARD, qeveria strategji për të mbrojtur fondet e BE: Hetim “pa radhë” abuzimeve, IT e sofistikuar për të “kapur” shkeljet

20 Mars, 17:36

Dyshimet për shpërdorim të fondeve të Bashkimit  Evropian kanë vënë në lëvizje institucionet shqiptare. Një strategji e hedhur për konsultim publik parashikon ndryshime të forta ligjore për të garantuar mbrojtjen e parave të taksapaguesve evropianë, rikuperimin e parave të keqpërdorura, hetime me prioritet nga drejtësia e deri tek përdorimi i sistemeve të sofistikuara të teknologjisë.