Mësohet me kë jetonte me qira në Tiranë Orges Bilbili, çfarë u gjet në banesë

11 Prill 2020, 10:58 | Përditesimi i fundit: 2020-04-11 14:02:29

Orges Bilbili mësohet se jetonte në Tiranë në një banesë me qira së bashku me një person tjetër, për të cilin burime nga policia thonë se është shpallur në kërkim.  Bilbili, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në kërkim për një sërë ngjarjesh kriminale, kishte me vete pasapostën e personit që jetonte me qira, me inicialet A.K, tashmë i shpallur në kërkim. Shoqërimi i tij është i domosdoshëm për t'u marrë në pyetje në lidhje me njohjen që ka pasur me Orges Bilbilin por edhe për të zbuluar nëse thjesht ai e ka strehuar apo ka pasur lidhje me veprimtaritë e paligjshme të Bilbilit.  Në banesën ku Orges Bilbli jetonte me qira policia ka gjetur edhe një armë zjarri pistoletë, tip Beretta.