Mësuesit e rinj/ Jo vetëm garë në portal, por dhe 3 muaj provë

11 Gusht 2022, 17:45

Portali “Mësues për shqipërinë” nuk do të jetë sita e vetme përzgjedhëse apo kategorizuese për mësuesit që do t’u shtohen institucioneve arsimore, pasi ministria e Arsimit në një udhëzim të saj publikuar më date 3 gusht parashikon një periudhë 3 mujore prove për mësuesin fitues në portal e më pas lidhjen e kontratës së punës provizore apo përfundimtare, në bazë të vakancave.