Mësuesit e Roskovecit 5 muaj pa marrë pagesën e transportit! Sindikata e Arsimit: Nisim grevën nëse ministrja s’na jep përgjigje! Pezullojmë mësimin

30 Janar 2023, 13:58 | Përditesimi i fundit: 2023-01-30 15:08:37

Që prej shtatorit, dhjetëra mësues të zonës së Roskovecit nuk marrin lekët e transportit. Përfaqësues së sindikatës së mësuesve deklaruan sot se do të nisin grevën duke e përshkallëzuar deri në pezullim të plotë të mësimit nëse nuk marrin përgjigje nga Ministria e Arsimit. Kjo e fundit e kontaktuar nga Report Tv tha se kemi kërkuar nga Drejtoria Arsimore të shihet problematika reale dhe të gjendet zgjidhja sa më parë.