Mësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit për 1 maj: Të dyfishohen pagat, duhen masa për përmirësimin e arsimit

1 Maj, 09:46 | Përditesimi i fundit: 2024-05-01 20:25:33

“Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar”! Me këtë pankartë në duar mësuesit marshuan nga Muzeu Kombëtar në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Në ditën e Punëtorëve ata kërkojnë dyfishim te pagave dhe masa urgjente për përmirësimin e arsimit në vendin tonë.