Meta: Kandidatët tanë s’kanë rivalë! U del përpara veç gogoli që herë kërcen e herë shpik postera prej panikut

25 Prill 2023, 14:33

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka kursyer komentet për kryeministrin Edi Rama nga Elbasani, ku thotë se kandidatët e koalicionit opozitar nuk kanë rivalë. Sipas tij, i vetmi që u del përpara është gogoli që kërcen dhe me këtë i referohet Ramës, i cili kërceu me banorët e Kamzës në kuadër të fushatës elektorale.