Meta kërkon fotot e Erisa Xhixhos në selinë e PL: Nuk pranoj mendim ndryshe, vendosni në çdo kat

1 Maj, 11:33

Përpos riorganizimit të partisë, Presidenti Ilir meta kërkon edhe ndryshime në seli. Meta tha se do të rikthejnë historinë e do vendosin foto të mitingjeve e betejave të PL. Përpos disa figurave, Meta kërkoi që në seli të vendosen edhe fotot e Erisa Xhixhos në çdo kat. Në këtë pikë ai nuk pranon mendim ndryshe, duke thënë se e do si një model për të gjithë të rinjtë.