Meta: Koha e partive përfundoi, do nisë epoka e Referendumit...më 8 dhjetor do zbuloj pyetjen

25 Nëntor 2019, 19:19

Epoka e partive përfundoi, do të nisë epoka e Referendumit! Kështu ka deklaruar presidenti Ilir Meta në prononcimin e tij për mediat. Ai tha se në datën 8 dhjetor do të zbulojë se cila do të jetë pyetja në referendum. Kreu i shtetit tha se e gjitha kjo nuk bëhet vetëm për situatën konkrete, por për t'i dhënë popullit një të drejtë që sipas tij kjo klasë politike ua ka mohuar popullit deri më tani. Për Metën referendumi do t'i japë fund të gjitha çështjeve që kanë ngjallur debat mes palëve politike dhe që në fund do të jetë populli që do të thotë fjalën e tij!

"Unë u bëra të qartë që me 8 dhjetor do të fillojnë një lëvizje e dytë dhe nuk do të përfundoj deri sa të ketë të drejtën për referendum, që kjo klasë politke ka përfunduar. Nuk do të thotë që do të jetë pambarim, do të vazhdojë një javë, por në javët në vijim do të jetë në takim me popullin. Do të bëjmë gjithçka dri sa të marrim referendumit, që populli të mos jetë më lodër e partive politike. Nëse do të bëjnë një ligj që cenon interesat publike, populli shqiptar do t'i përgjigjet me referendum. Në datën 8 dhjetor do të japë një platformë të qartë, epoka e partive përfundoi. Nuk mund të bashkohen për interesin publik apo interesin kombëtar. Shqipëria të hyjë në epokën e referendumit, kjo klasë politike dështoi të qeverisin vendin", tha Meta.