Meta kopjon Berishën edhe në shprehi: Jam Ilir Meta unë o superbudallenj

9 Shkurt 2022, 11:47

Presidenti Ilir Meta ka filluar të kopjojë në shprehje tashmë edhe aleatin e tij, Sali Berisha. Meta tha sot para gazetarëve një shprehje të cilën e ka thënë në Kuvend Sali Berisha pak vite më parë.

‘Jam Ilir Meta unë o budallenj’ -tha Meta duke kërcënuar qeverinë e Ramës, ndërsa u kujdes të thoshte se nuk e ka me gazetarët.

‘Sigurisht që do të jem gjithmonë një me Kushtetutën, me qytetarët dhe ta harrojnë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, të gjitha ata rilindas mavi e blu, vendas e të huaj, se do të dhunojnë popullin e Shqipërisë, do të dëshpërohen pa fund. Për këtë iu jap fjalën. Jam Ilir Meta o superbudallenj. Jo ju, ju jeni yje.’- tha Meta.