Meta kritika Kryemadhit: Nuk jam me ata që thonë se maska të mos mbahet

19 Tetor 2020, 14:43 | Përditesimi i fundit: 2020-10-19 14:46:30

Presidenti Ilir Meta pyet nga gazetarët nëse ishte kundër që qytetarët të mbajnë maska, apo vetëm ishte kundër që të gjobiteshin. Ai u shpreh se maska ka rëndësi dhe qytetarët duhet ta mbajnë, por duhet të kemi parasysh që disa qytetarë nuk kanë mundësi që t'i blejnë. Meta u shpreh se është kundër atyre që thonë se maska nuk duhet të mbahet. Më herët kryetarja e LSI-së dhe dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi ishte shprehur se ishte kundër vendosjes së maskës. 

"U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm, të respektojnë të gjithë rregullat e vendosura nga autoritetet. Maskat kush ka mundësi ti blejë, por mos harrojmë që ka dhe nga ata që nuk kanë mundësi që të marrin maska. Jam kundër atyre që thonë se maska të mos mbahet, ti mbajnë", tha Meta.

  •