Meta: Letrën nuk e çova të bllokoj integrimin, por t'i sqaroj KE-së kush e ka fajin për ngërçin në Kushtetuese

6 Mars 2020, 15:12 | Përditesimi i fundit: 2020-03-06 17:27:50

TIRANE - Presidenti Ilir Meta u shfajësua sot në një konferencë për shtyp lidhur me letrën që i ka dërguar Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi duke kërkuar rishikimin e raportit që rekomandoi hapjen e negociatave, lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta tha se letra për eurokomisionerin nuk ishte publike, duke theksuar edhe vetë faktin se po mbante të fshehtë një akt të tillë që dëmton hapjen e negociatave për Shipërinë.

Meta tha se nuk ndjen asnjë përgjegjësi nëse kjo letër dëmton procesin e negociatave, për sa kohë sipas tij thotë të vërtetën, duke drejtuar gishtin nga mazhoranca, të cilën e etiketoi shkaktare të vetme të ngërçit.Presidenti iu drejtua edhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi lidhur me paralajmërimin e bërë më herët për shpërndarje të parlamentit, duke thënë se Kuvendi duhet të pozicionohen nëse është në krah të shtetit të së drejtës apo mafiozëve, ndërsa kërkoi që ky institucion të nisë një hetim për Etilda Gjonajn, të cilën ai e ka cilësuar si ministre të padrejtësisë.