Meta 'çon' fushatën anti-qeveritare në Bruksel dhe 'korrigjon' raportin e KE: Vetëm Rama fajtor për Kushtetuesen

TIRANË- Një ditë pasi Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave me BE, presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ku është shprehur se nuk është dakord me një nga faktet e shkruara në raport, lidhur "mosmarrëveshjen mes palëve për Gjykatën Kushtetuese për shkak të një interpretimi të ndryshëm të procedurës së emërimit nga Presidenti i Republikës". Në letrën e tij, që mban datën 3 mars, kreu i shteti shkruan se është dakord që ka një mosmarrëveshje, por kjo jo për "faj të tij, por të mazhorancës, sipas së cilit ka qëllim që të kap Gjykatën Kushtetutese.

Duke risjellë edhe një herë në vëmendje të gjitha akuzat e bëra publike, Meta "këshillon"Brukselin, duke thënë se mazhoranca ka spekuluar për të përfituar mbështetje të plotë nga BE duke miratuar masa legjislative  antikushtetuese përfshi këtë ligj. Në argumentin që sjell në mbrojtje të këtij qëndrimi, Meta sjell në vëmendje faktin që kryeministri Rama miratoi në fshehtësi ligjin për emërimin në Gjykatën Kushtetuese u bë vetëm një ditë para se Komisioni i Venecias të mbërritje në Tiranë, edhe pse ishin ata që e kishin thirrur.

Meta rendit hap pas hapi procedurat që ka ndjekur në këtë "luftë", për të cilën thotë se ka informuar edhe BE-në, duke vënë theksin se i vetmi që nuk i është përgjigjur është misioni i EURALIUS V. Megjithatë, bën me dije se di të vijojë "luftën" të cilën ka nisur, Meta shprehet se është i bindur për mbështetjen e Komisionit Europian, pasi në të kundërtën "çdo mbështetje të eurozionit demokratik dhe ligjeve do të thellonte krizën dhe shpopullimin e Shqipërisë.

Ky publikim i këtyre letrave erdhi pas lajmit të publikuar nga Top Channel, i cili shkruante "Ilir Meta letër Brukselit: Mos ndihmoni gërryerjen e demokracisë, vendi situatë politike dramatike”.

"Të dashur gazetarë, Meqënëse burime nga mazhoranca kanë servirur për një televizion, letrën zyrtare të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta drejtuar Komisionerit për Zgjerimin, për të krijuar keqkuptime, po detyrohemi ta publikojmë të plotë për të shmangur çdo interpretim dashakeq", shkroi Meta bashkangjitur letrave të publikuara.

Letra e plotë në shqip

I nderuar Komisioner Varhelyi,

Zyra juaj lëshoi dje një përditësim në gjetjet kryesore të paketës së zgjerimit 2019 për Shqipërinë. Mirëpres angazhimin dhe përpjekjet tuaja për të mbështetur procesin e integrimit të vendit tim në BE, në pritje të hapjes së negociatave. Unë jam duke shpresuar që shtetet anëtare do të aprovojnë rekomandimin tuaj për të hapur negociata gjatë këtij muaji, gjithashtu në funksion të një metodologjie rigoroze që siguron një proces më të prekshëm dhe të qëndrueshëm për shkak të reformave.

Me vlerësimet më të mira nga takimi ynë që zhvilluam në Tiranë, isha vërtet i inkurajuar nga realizmi dhe padurimi juaj për t'i kthyer dështimet e kaluara në mundësi. Rivendosja e besueshmërisë së procesit të zgjerimit nuk është vetëm një kërkesë e vendeve anëtare, por gjithashtu është e domosdoshme për përparimin e vërtetë të vendeve kandidate, duke përfshirë Shqipërinë. Në këtë këndvështrim, nuk mund ta fsheh keqardhjen time duke lexuar 'fotografinë e fakteve', që lidhen me procedurën e krijimit të Gjykatës Kushtetuese, ku citoni "Ka një mosmarrëveshje për një prej gjyqtarëve të fundit të emëruar, për shkak të një interpretimi të ndryshëm të procedurës së emërimit nga Presidenti i Republikës".

Ka vërtet një mosmarrëveshje në lidhje me procedurën e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetues, por kjo për shkak të një interpretimi të ndryshëm të shumicës socialiste e cila kërkon të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese të vendit dhe të përshkallëzojë më tej krizën 'sui generis' në Shqipëri.

Presidenti i Republikës ka respektuar dhe zbatuar plotësisht dispozitat e sakta kushtetuese dhe ligjore që përcaktojnë:

Neni 179 i Kushtetutës:, .. 2. Anëtari i parë që do të emërohet në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Parlamenti dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Ky do të jetë sekuenca për të gjitha emërimet e ardhshme pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Ligji Nr.8 8577/2000 "Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar

'4. rinovimi i gjyqtarëve të gjykatës Kushtetuese deri në vitin 2022, do të bëhet nën skemën e mëposhtme:
a, Gjykatësit që do të zëvendësojnë gjyqtarët mandati i të cilëve skadon në vitin 2016, emërohen sipas sekuencës, përkatësisht nga Presidenti i Republikës dhe nga parlamenti.
b, Gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin, mandati i të cilit skadon në vitin 2017, emërohet nga Gjykata e Lartë dhe do të qëndrojë në zyrën deri në 2025.
c, gjyqtarët që do të zëvendësojnë gjyqtarët mandati i të cilëve skadon në vitin 2019 do të emërohen sipas radhës, përkatësisht nga Presidenti i Republikës dhe nga parlamenti.
ç, Gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin, mandati i të cilit skadon në vitin 2020, do të emërohet nga Gjykata e Lartë dhe do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2028.
d, Gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarët mandati i të cilëve skadon në vitin 2022, do të emërohet sipas sekuencës përkatësisht nga Presidenti i republikës, nga Parlamenti dhe Gjykata e Lartë ".

Kjo është pikërisht asaj që i ka qëndruar Presidenti. Kjo është pikërisht ajo që rekomandoi Komisioni i Venecias për reformën në drejtësi të miratuar në mënyrë unanime nga Parlamenti shqiptar në vitin 2016. Por oreksi politik i mazhorancës socialiste kërkon të prishë një ekuilibër të tillë, në mënyrë që të marrë kontrollin politik të Gjykatës.

Për më tepër, unë kam botuar të gjitha dokumentet zyrtare që dëshmojnë çdo shkelje kushtetuese dhe ligjore të kryer nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë, Ministri i Drejtësisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe Qendra e Botimeve Zyrtare, dhe kam bërë kërkesë të padive penale kundër të gjithëve të përfshirë në këtë skemë në Prokurorinë Speciale, SPAK. Gjatë gjithë kësaj kohe unë kam qenë plotësisht transparent dhe kam njoftuar zyrën e Delegacionit të BE-së dhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së në çdo hap të këtij procesi.

Kam qenë plotësisht bashkëpunues me Komisionin e Venecias, i cili është investuar për të shqyrtuar tërësinë e procedurës së emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, dhe jo vetëm në një gjykatës, siç përmendet në raportin tuaj.

Për të komplikuar gjërat më tej, duhet të dini që kjo mazhorancë miratoi një ligj antikushtetues në Parlament, duke e ndryshuar procedurën e betimit e gjyqtarëve të Kushtetueses në zyrën e Presidentit të Republikës, parashikuar në nenin 129 të Kushtetutës. Më lejoni të theksojë se ky ligj u miratua ditën kur mbërriti Komisioni i Venecias në Tiranë, pavarësisht mendimit të tyre që do të jepnin edhe për këtë çështje. Unë e kam ekzaminuar zyrtarisht këtë procedurë, dhe kam denoncuar publikisht me dokumente zyrtare se si Parlamenti mashtron për mbështetje të pretenduar në emër të institucioneve të tjera publike dhe OJQ-ve. Këto të fundit jo vetëm që kanë mohuar mbështetjen e këtij ligji, por edhe qëndrojnë me vendosmëri dhe publikisht kundër tij !!

Shumica ka spekuluar publikisht se gëzon mbështetjen e plotë të BE-së kur miraton një numër masash legjislative anti-kushtetuese, përfshirë këtu këtë ligj. Unë kam kërkuar një qëndrim zyrtar për këtë çështje, duke pasur parasysh heshtje të përhershme kundër akuzave të tilla. Më lejoni të theksoj gjithashtu, se i vetmi aktor që nuk është përgjigjur, në mënyrë të pashpjegueshme, për një numër kërkesash zyrtare nga Presidenti, është zyra e EURALIUS V, i detyruar të ndihmojë të gjitha autoritetet zyrtare në çështjet ligjore që lidhen me reformat e BE-së !!!!!

Komisioner Varhelyi,
Ndërsa Komisioni Evropian do të bëjë gjithnjë përpjekjet e tij më të mira për të pasur një bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë me çdo qeveri shqiptare, unë besoj se Komisioni Evropian gjithashtu duhet të marrë parasysh interesat më të mirë të popullit shqiptar në zemër.

Çdo mbështetje për gërryerjen e mëtejshme të demokracisë dhe sundimit të ligjit në vendin tim vetëm do të përshkallëzojë krizën aktuale dhe do të inkurajojë shpopullimin e Shqipërisë.

Unë do të qëndroj me vendosmëri për të mbrojtur integritetin e plotë të themelimit të Gjykatës Kushtetuese, si e vetmja shpresë për kontrollin dhe balancimin e qeverisë, veçanërisht përballë situatës aktuale politike dramatike në Shqipëri. Duke ju siguruar vlerësimin më të lartë të sinqertë, unë mezi pres të takohem me ju, i dashur Komisioner, në një moment të përshtatshëm, siç ramë dakord gjatë takimit tonë në Tiranë.

Letra e Presidentit Meta dërguar në adresë të komisionerit për fqinjësinë dhe zgjerimin Oliver Varhelyi

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 05/03/2020 19:01

    Burgoseni sa më parë këtë tradhëtar kriminel të pist! Ky është faqja e zezë e atdheut së bashku me Sal shkjaun

    Përgjigju
  • meri: 05/03/2020 17:34

    ILIR MAFJA ,TE ZENçIN DESHPERIMET E KETIJ POPULLI,TA DHENT ZOTI ATJE KU TE DHEMET ME SHUME:

    Përgjigju
  • YYY: 05/03/2020 17:15

    Pse keshtu e President i im? Pa fjale!

    Përgjigju
  • Lapanj: 05/03/2020 17:11

    Kaq fryke e paska Taras Bulba i Ukraines ket felliqsire halesh me 50 firma private?!

    Përgjigju
  • Albani: 05/03/2020 17:09

    Presidenti beri shume gafe a nuk eshte koha qe te largohet nga pozicioni qe mbane paligjshem perndryshe na demton jo vetem si shtet por edhe komb ne scenen nderkombtare!

    Përgjigju
  • ERP: 05/03/2020 17:00

    Kjo eshte nje prove tjeter pse duhet te hapen negociatat. Katunarit po i iken qetesia e dashuria. Ne kete rruge te pafshim o qelbesire, ne agoni drejt oas hekurave

    Përgjigju
  • Negociata: 05/03/2020 16:33

    I kerkojme BE-se dhe SHBA ti bejne nje nder ne te madh shqiptareve se hapjen e negociatave, te arrestojne ilir meta ( metaj) floririn dhe ate mushken e tij, se na jane bere kanceri i kombit.Ju falemnderit n.q.s. e merni ne konsiderate popullin shqiptar.

    Përgjigju
  • Ali: 05/03/2020 16:27

    Ore ca u bo me shkarkimin e ktij se ky nuk ka me ndryshu naj here.

    Përgjigju
  • Be-ja: 05/03/2020 16:14

    Negociatat o bukeshkalur nuk hapen per politikanet qe zihen si qen rrugesh, por per popullin,biznesin, mireqenien e ketij vendi. Mer ata pjellat e tu nga Anglia dhe bashke me ata dhe ate bucen tende e shkoni jetoni atje ne cadra,ashtu sic po jetojne shume familje qe u demtuan nga termeti.Ik o hajdut,kriminel,genjeshtar vetdorezohu drejtesise te shpetoni si fis rrembythje e me shume te shpetoj populli nga ju "speciet e rralla" te ligesise.o bobo ca ushqen toka......

    Përgjigju
  • Begu: 05/03/2020 16:06

    "U kall bishti,u kall dynjaja".Thot populli ne Kosove, ndoshta edhe ne hapesirat tjera shqiptare.Meta siduket ka rene ne hall nga krijimin i pasurive marramendese, mos po e therret ligji dhe drejta te deshmoje per keto, e ka kapur sikleti,se po I demtohet "Kushtetuta", qe atij mund t'i lejon te gjitha,por jo askujt tjetermadje as ta pengoje e ta permend.Habisin disa "intelektual" qe I rrijne ne krah te djathe e te majte.Ku e kane moralin intelektual,njerezor e kombetare!?

    Përgjigju
  • Juri8: 05/03/2020 15:51

    Me fale te tjera mos hapni negociatat hahahaha cfare hajduti ordiner!

    Përgjigju
  • Likja: 05/03/2020 15:51

    Bastard qenke o Like,te ardhte Zoti havale o monster.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 05/03/2020 15:50

    Forca like dridhjet e fundit mylli syt mos u merzit nuk do bohet qameti se nuk je I pari as I funit yp xhixhi vazhdon kshtu se è ke tamon

    Përgjigju
  • Lubi: 05/03/2020 15:48

    Ky qenka monster,nje i shpirtzi e i babezitur,mbas 30 vjet vjedhje e grabitje akoma nuk ngopet,o i pangopur e shpirt katran i Cepanit ku te te dhembi me shume te mallkoj.

    Përgjigju
  • Pipo: 05/03/2020 15:35

    Po si nuk ke nje fie cip.. si nuk t dhimset ky popull qe vetem e ke vjedhur.. po tani po e ndjen fundin

    Përgjigju
    • O tej: 05/03/2020 23:03

      Eshte bajge lope ama lope Skrapari

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni