Meta me tone të larta: Unë jam ushtar i parë i Republikës, me 2 Mars e kurseva qeverinë, mos më detyroni të bëj thirrje tjetër

19 Shkurt 2021, 12:21

‘Unë jam ushtar i parë i Republikës, jam dhe student i lëvizjes së dhjetorit. Unë u kam dalë për zot kur janë sulmuar. Janë në një monitorim të përgjithshëm, ato janë për ti shërbyer popullit dhe jo një grupi oligarkësh. Shqiptarët nuk ka njeri në botë që ti kthejë pas nga rruga e demokracisë. Një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë. Mua të më procedojnë kur të duan. Me dy mars i kurseva. Mos të detyrohem të bëj thirrje tjetër. Të gjithë të marrin pjesë në votime. Lash një ditë takim me një që vinte nga Lapraka ju deshën dy ore, dhe aty kuptova që kjo është një situatë shqetësuese. Një qytetar që nuk voton nuk ka të drejtë të kërkojë llogari. Të gjithë e kanë kuptuar se vota është fuqia e tyre.’- tha Meta.

  •